Ditmir Bushati godet Baton Haxhiun teksa komenton hartën e shpërndarë nga Vuçiq

Aktuale

Ditmir Bushati godet Baton Haxhiun teksa komenton hartën e shpërndarë nga Vuçiq

Nga: D.RR Më: 19 mars 2021 Në ora: 13:59
Baton Haxhiu dhe Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me provokimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili mbi hartën e Kosovës ka vendosur flamurin e Serbisë.

Bushati shkruan se nuk duhet të çuditemi me Vuçiçin për hartën e shpërndarë, kur sipas tij disa mediat shqiptare i japin hapësirë projektit për copëtimin e Kosovës, duke aluduar në Baton Haxhiun.

Postimi i tij:

Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat