Geci del kundër Lumir Abdixhikut: Na zhgënjeve, je njeri i Isës

Aktuale

Geci del kundër Lumir Abdixhikut: Na zhgënjeve, je njeri i Isës

Nga: D.RR Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:27
Lumir Abdixhiku

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci, në një postim në Facebook ka thënë se Lumir Abdixhiku është njeri i Isa Mustafës, teksa hedh kritika për emërimin e Mustafës si kryetar nderi.

Geci gjithashtu kritikon Abdixhikun, duke thënë se është i zhgënjyer që Abidxihku mori vendim që mos ta përkrahë Vjosa Osmanin për presidente, duke thënë se ajo i përket frymës së Rugovizmit.

Ai e ka paralajmëruar Abdixhikun se nuk do ta fitojë asnjë komunë në zgjedhjet lokale në vjeshtë të këtij viti.

Postimi i plotë:

LDK në vend se të gjej shkaqet e humbjes dhe të merret me riparimet e tyre shkaqeve ajo e zgjodhi të kunderten,e zgjodhi Lumin e vogel të shpiunit Isë në krye të partisë dhe pastaj krejt normale kur Lumi e emëroi kryetar nderi atë që ja luajti nënën LDK-s dhe Kosovës.

Kjo ka qenë krejt e natyrshme kur sherbimi e gradon spiunin e vet me grada nderi,për punen e pa kërsyer që për 10 vite rresht Isa nuk i solli fitore asnjëherë partisë,dhe as Kosovës,përkundrazi Lumi i vogel i Ises ja kaloj mësuesit Isë,duke i larguar nga skena politike nacionalistet dhe ndërtusit e LDK-s dhe të Shtetit.

Lumi i vogel posa e mori fronin na zhgënjev neve mbështetsve të Rugovizmit, menduam se Lumi do e mbeshtet kolegen e tij Rugovisten Vjosa Osmanin për presidente, dhe menduam që pas një kohe ti hapet rruga Vjoses e cila u perjashtua u ndjek dhe u linqua nga LDK-ja pa dashjen e saj,dhe ne menduam se Lumi i vogël do e krijon mundësinë që Vjosa dhe mbeshtetsit e Rugovizmit të kthehen se bashku me listen e saj në LDK që ta bëjmë partinë e parë me mbi 500 mi votusit e ikur nga kjo këste e kapur politike.

Por si duket Lumi po na kerkon mejdanin,duke menduar se aj dhe ata,kinse neve i kemi 14 ulse kurse Vjosa 7.

Nese Lumi mendon kështu ani Lumë ani mendo se do tua tregojm qefin në zgjedhje lokale ty Lum Enverit dhe Vuqiqit.

Por egoja e lumit të vogël i zhytur në pellgjet e Lumejve të mdhenjë po tregon se jo qē do ta voton Vjosen por as nuk do të rrinë në sallën e kuvendit,jetgjatsia e jote o lumë lumi është deri në zgjedhjet lokale që do te mbahen në vjeshten e 2021.

Pastaj kemi me ta treguar vendin ty ashtu siç ua treguam mësusve tu Ises Vučičit dhe Hashimit...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat