Ambasadori Zemaj: Vuçiq, në vend të kërkimfaljes, po shpif e mashtron opinionin

Aktuale

Ambasadori Zemaj: Vuçiq, në vend të kërkimfaljes, po shpif e mashtron opinionin

Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:40
Astrit Zemaj

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj ka reaguar ndaj provokimit të radhës së Vuçiq.

Zemaj ka thënë se Vuçiq zgjodhi shpifjen, në vend të kërkonte falje për krimet e bëra nga shteti i tij.

“Presidenti serb Vuçiq do të vepronte më mirë po të pendohët dhe të kerkoj falje për krimet dhe masakrat serbe kundër popullsisë shqiptare në Kosovë (1990-1999), para se të shpifë dhe të mashtroj opinionin me të paverteta.

Ai nuk duhet të harrojë se në kohën kur ishte Ministër i Propagandës në Qeverinë e kriminelit dhe “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviç, më shumë se trembëdhjetë mijë shqiptarë civilë dhe të paarmatosur u vranë dhe masakruan në Kosovë nga njësitë e policisë dhe ushtrisë serbe.

Përveç kësaj u pêrdhunuan mbi 20.000 femra dhe mbi një milion njerëz u dëbuan sistematikisht nga shtëpitë dhe pronat e tyre, të cilat u dogjën dhe shkatërruan. Këto veprime ç’njerzore dhe kriminale të organizuara nga aparati më i lartë shtetëror, eskaluan në gjenocid sistematik kundër shqiptarëve të Kosovës” shkruan Zemaj në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat