Vrasja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj mbetet në paraburgim

Aktuale

Vrasja e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj mbetet në paraburgim

Më: 19 mars 2021 Në ora: 14:55
Shaban Gogaj

(E plotësuar 15:06) - Gjykata Themelore e Pejës sot ka marrë vendim që të rihap rastin lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt, në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.

I akuzuari për vrasjen e të riut nga Deçani, Shaban Gogaj, ka mbetur në paraburgim.

Rihapet rasti për vrasjen e Agonis Tetaj

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Pejë, ka marrë vendim që të rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor për rastin e vrajses së Agonis Tetajt.

“Ka vlerësuar me hollësi të gjitha shkresat e lëndës, ka analizuar dispozivat ligjore dhe kaa vendosur:  Rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor, shpallet e papërfunduar procedura penale sepse duhet të plotësohet procedura penale”, ka thënë gjyqtarja e trupit gjykues.

Tutje, seanca tjetër për këtë rast do të mbahet më 21 prill 2021, teksa prokurori duhet të sjell prova të reja deri më 7 prill 2021.

“Caktohet shqyrtimi gjyqësor i radhës me datë 21.04.2021, obligohet prokurori I çështjes që të sjell prova të reja të pretenduara deri më 7 prill 2021”, thuhet në aktvendim.

Momenti kur i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt arrin në Gjykatë

Gjykata Themelore e Pejës pritet të shpallë sot aktgjykimin për rastin ku Shaban Gogaj akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e të riut, Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”.

Në sallë tashmë ka arritur i akuzuari, Shaban Gogaj, i cili është sjellë me pranga në sallë. Gjykimi s’ka nisur ende, ndërkohë që në sallë shihet prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat