Elezi i kërkon Lumezit të japë dorëheqje

Aktuale

Elezi i kërkon Lumezit të japë dorëheqje

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:37
Aleksandër Lumezi

Bedri Elezi, drejtor në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksander Lumezit, pas zhvillimeve të fundit lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Deçani, Agonis Tetajt.

Sipas Elezit, deklarimi i fundit i Aleksandër Lumezit për këtë rast, e bën edhe më serioze situatën, pasi siç thotë ai Lumezi si i pari i Prokurorisë së Shtetit do të duhej t’i ndërmerrte të gjitha veprimet ligjore, e jo të bëjë spektakël përmes mediave.

“Deklarimi i Kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumnezi për rastin në fjalë e bën edhe më serioze situatën, sepse ai si i pari i prokurorisë së shtetit nuk ka nevojë të përcjell selame përmes medias, por të merr të gjitha veprimet ligjore konform detyrave dhe përgjegjësive që i ngarkohen me ligj”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë i Elezit:

Rasti i rikualifikimit të vrasjes së Agonis Tetajt, dëshmi se institucionet e drejtësisë si Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit dhe Gjykatat e Kosovës janë institucionet më të pa përgjegjshme apo të kriminalizuar në vend.

Ky rast, e kishte fatin të bie në llupën e masmedias dhe poashtu të nxjerr në publik realitetin që ndodh ne institucionet e drejtësisë në Kosovë. Rast të ngjajshëm kemi pasur poashtu edhe në Ferizaj, dhe mund të ketë edhe shumë raste të tjera në gjithë territorin e republikës së Kosovës.

Deklarimi i Kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumnezi për rastin në fjalë e bënë edhe më serioze situatën, sepse ai si i pari i prokurorisë së shtetit nuk ka nevoj të përcjellë selame përmes medias, por të merr të gjitha veprimet ligjore konform detyrave dhe përgjegjësive që i ngarkohen me ligj. Në rastin konkret minimumi për këtë rast duhej shkarkuar Prokurori i rastit, njështu nëse parashihet me ligj edhe arrestohet si dhe të inicohet procedura penale ndaj tij, gjithashtu të suspendohen edhe Kryeprokurori i prokurorisë themelore, i cili është menaxheri  tij si dhe gjyqtari i lëndës, i cili ka detyrë të mbikëqyrë shqyrtimin gjyqësor të këtij rasti.

Ndoshta për të dhënë shembuj të përgjegjësisë, më e mira do të ishte te jep dorëheqje edhe vet Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumnezi.

Duke besuar fort se ky rast mund shpërbej si një "shkëndijë"  për hapjen e debatit për krimin dhe korrupsionin në institucionet e drejtësisë, atëherë uroj që të bëhet më e mira për të ndriçuar këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat