Forcat serbe ia vranë dhe ia zhdukën dy djemtë dhe burrin – rrëfimi tragjik i Luljeta Sharanit

Aktuale

Forcat serbe ia vranë dhe ia zhdukën dy djemtë dhe burrin – rrëfimi tragjik i Luljeta Sharanit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 21:10
Luljeta Sharani

Luljeta Sharani është një nënë nga Kosova. Në luftën e fundit në Kosovë forcat serbe i vranë asaj bashkëshortin dhe dy djemtë. Ajo ka rrëfyer ngjarjet tragjike.

“Fillimisht po e pyet burrin: Ku jeni kon deri me tash?, Kush është këtu zot shpie”, tregon ajo.

“Ushtarët tjerë silleshin nëpër korridor”, tregon ajo.

“Ushtarët serbë ishin të dehur dhe vazhdonin të pinin”, tregon ajo për ditën kur në shtëpinë e tyre hynë forcat serbë.

Ajo tregon se bashkëshorti i saj ishte 43 vjeç derisa djemtë Valoni ‘hala s’i kish 22 vjet e Visari 20”.

“S’e kishim askënd në UÇK dhe s’kishim armë. S’kishim as edhe një armë të ftohtë. Ushtarët serbë ishin të armatosur deri në dhëmbë”, tregon ajo.

“Krejt për muri, 11 meshkuj i renditen me kokë për muri”, shpjegon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat