Hamiti: Ndihma e dhënë nga qeveria për bizneset e pamjaftueshme, sektori privat u injorua!

Aktuale

Hamiti: Ndihma e dhënë nga qeveria për bizneset e pamjaftueshme, sektori privat u injorua!

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:16
Lavdim Hamiti

Gazetari i ekonomisë Lavdim Hamiti, duke folur për dokumentarin “Expose” tha se Kosova ka shënuar një rënie të madhe ekonomike në krahasim me vendet e rajonit.

Hamiti po e cilëson si të pamjaftueshme ndihmën e dhënë nga Qeveria për bizneset.

“Pandemia Covid-19 ka shkatërruar edhe ekonomitë me të zhvilluara e lere më ekonominë e brishtë sic e ka Kosova, që e ka gjunjëzuar. Këtë e thotë edhe raporti i fondit monetar ndërkombëtar që në vitin 2020 rënia ekonomike e vendit ka arritur në 6% nga një rritje në 4%. Kosova po shënon një rënie ekonomike prej një decade apo më shumë. Kjo për faktin se qeveria nuk ishte e përgaditur t’i ndihmonte bizneseve. Shumë sektorë nuk funksionuan dhe kështu u ballafaquan me një rënie të madhe, humbje të vendeve të punës dhe pasojat u panë në raportin e fundit të FMN-së se këtë vit”

“Kosova ka shënuar rënie ekonomike, rënien më të madhe se sa vendet e rajonit. Është e pamjaftushme ndihma që e ka bërë qeveria e Kosovës. Nga mjetet që i kanë ndarë më së shumti përfituan ato që nuk janë ndalur gjatë pandemisë, marketet që kanë numër të madhe të punëtorëve e të tejra por askush nuk u mor sektorin e prodhimtarisë, bujqësinë që u goditen shumë gjatë këtij viti të pandemisë”

Tutje Hamiti tha se fokusi më i madh i qeverisë ishte sektori publik ndërsa sektori privat u injorua.

“Qeveria realisht do duhej që t’i ndihmonte më shumë bizneset, kanë qenë më pak se 100 milionë euro për bizneset, herën e fundit janë dhënë nga 290 euro për bizneset dhe kjo ka qenë shumë tepër e vogël dhe e pamjaftushëm për ta. Qeveria është dashur të futet në kredi në borxhe ndërkombëtarë për t’u ballafaquar me pandeminë, por fokusi më i madh i qeverisë ishte në sektorin publik, kanë ngritur paga për ta dërisa sektori privat është injoruar, duke u marrë me ata që kanë marrë paga me rregull, dhe duke iu dhënë shtesa. Ne e pamë sa janë të rënda pasojat për ekonominë e vendit për vitin 2020” tha Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat