Armend Zemaj flet për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun

Aktuale

Armend Zemaj flet për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun

Më: 19 mars 2021 Në ora: 23:37
Armend Zemaj

Ministri në Detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK’së. Ai thotë se Kuvendi ku Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar, ishte nga proceset më demokratike të ndodhura në vend.

Zemaj nuk tregoi nëse vetë ai e votoi Abdixhikun por tha se ka disa kërkesa për të.

“Kërkojë që të krijohet një lider që krijon ekip mobilizues. Kështu e shoh rikthimin e fuqishëm të LDK’së”, tha Zemaj në DPT te Fidani.

Zemaj është i bindur se me Abdixhikun LDK do të rikthehet në zgjedhjet lokale.

“Ka potencial të fuqishëm, duhet t’i fuqizojë të gjithë mekanizmat”, thotë Zemaj.

“Është i shkolluar, edukuar, ka figurë karizmatike”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat