Pacolli tregon misionin e tij më të rrezikshëm në jetë, 17 vite më parë

Aktuale

Pacolli tregon misionin e tij më të rrezikshëm në jetë, 17 vite më parë

Nga: G.B Më: 20 mars 2021 Në ora: 09:26
Behgjet Pacolli dhe Shqipe Hebibi

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se një nga misionet e tij më të rrezikshme në jetë, ka qenë lirimi i Shqipe Hebibit, e cila ishte marrë peng nga tabelanët në Afganistan, bashkë me kolegët e saj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ku dhe ka publikuar foton me të, ai ka thënë se tani 17 vite më vonë, ai është krenar dhe i lumtur që gjithçka shkoi mirë.

Paoclli ka thënë se ai asnjëherë nuk heziton kur bëhet fjalë për popullin e tij.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Një nga misionet e mia më të rrezikshme në jetë ishte lirimi i Shqipe Hebibit e cila me kolegët e saj ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan. Sot, 17 vjet më vonë, jam krenar dhe i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Unë asnjëherë nuk kam hezituar kur bëhet fjalë për popullin tim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat