Alma Lama i reagon Vjosa Osmanit për intervistën në BBC: Nuk është mirë t’iu japim municion armiqve

Aktuale

Alma Lama i reagon Vjosa Osmanit për intervistën në BBC: Nuk është mirë t’iu japim municion armiqve

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:12
Alma Lama dhe Vjosa Osmani

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka kritikuar u.d së presidentit Vjosa Osmani për intervistën e saj në BBC.

Lama ka shkruar se nuk është mirë që tu jepet municion armiqve duke cituar MPJ-në ruse e cila kishte shkruar në nëntor 2020 në twitter se Kosova është vend i ekstremizmit dhe krimit.

“Nuk eshte mire t’iu japim vete municion armiqve, qe t’i perdorin kunder nesh! Ministria e jashtme e Rusise ne nentor 2020, ne Twitter:“Kosova ka kohe qe eshte bere nje shtrat i ekstremizmit dhe krimit, edhe pse eshte nje fqinj i BE-se. Ne shpresojme qe Perendimi do ta kuptoje natyren e vertete te “shtetesise” se Kosoves.” ka shkruar Lama.

Vjosa Osmani është kritikuar për intervistën e saj në mediumin britanik BBC ku kishte deklaruar se krimi dhe korrupsioni janë problemet më të mëdha të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat