Kjo është agjenda e mbledhjes së sotme të LDK-së ku do të zgjidhet kryesia e re

Aktuale

Kjo është agjenda e mbledhjes së sotme të LDK-së ku do të zgjidhet kryesia e re

Më: 20 mars 2021 Në ora: 11:46
LDK

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur kryesinë e re të partisë.

Pak ditë pasi u zgjodh kryetari i ri dhe publikuan emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, LDK-ja do të mblidhet në njërin prej hoteleve të kryeqytetit për ta zgjedhur kryesinë e re.

Përveç kryesisë, në takim do të shpaloset edhe platforma e kryetarit të ri të LDK-së.

Mbledhja nis në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat