“Hartë leshi” – Rama i reagon ashpër Vuçiqit: Ai shoku në Beograd loz me kukulla në Facebook

Aktuale

“Hartë leshi” – Rama i reagon ashpër Vuçiqit: Ai shoku në Beograd loz me kukulla në Facebook

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:57
Rama dhe Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

(E plotësuar 13:43) - Në Qendrën e Vaksinimit në Kukës, sot ka filluar vaksinimi i 250 punonjësve shëndetësorë. Nga këtu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zotuar se do të bëjnë vaksinimin e 11 mijë punonjësve esencial, në rast se Kosova nuk arrin të sigurojë vaksinën anti-Covid. Rama ka reaguar edhe pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë, duke thënë se ajo është një harta leshi, nga shoku i Beogradit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Kukësi ku inspektoi procesin e vaksinimin atje, theksoi se ka kohë që ia kanë bërë të ditur MSh-së në Kosovë se janë të gatshëm për të kontribuar në vaksinimin e kosovarëve. Por, që siç tha kontratat me kompanitë e vaksinave janë shumë strikte dhe nuk lejojnë ri-eksportimin.

Rama: Kukësi bazë e përbashkët e vaksinimit me Kosovën

"Kjo është edhe arsyeja që kur morëm atë sasinë e parë në fillim nga një shtet mik, nuk e nxorëm asnjëherë emrin për të mos fituar një sherr miqtë me kompaninë. Ndërkohë në këtë rast do të ishte evidente, sekret nuk do të mund të bëhej dhe do të kishim penalitete të forta. Unë ju kam thënë edhe në fillim ejani në Kukës, në fund të fundit është një vend i përbashkët, sepse përtej faktit që kemi dy shtete dhe një kufi është e natyrshëm sepse Kukësi mund është një bazë e përbashkët", tha Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb. Për këtë ka reaguar edhe Rama, duke e quajtur hartë "leshi".

Rama: Hartë leshi

"U vonua pak pala tjetër, por më mirë kështu që ndodhi pas hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në facebook. Ne jemi një e ardhmja dihet se cila është. Atë ëndërrojmë dhe punojmë të gjithë. Në të tashmen jemi absolutisht një. Dhe jam shumë i lumtur që e kemi qarë atë bllokadën e tmerrshme të pamundësisë për t’u vaksinuar të Kosovës. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe menjëherë dhe do të shkojmë më tutje, mjekët, infermierët dhe punëtorët shëndetësorë të Kosovës nuk do i lëmë vet me shpresë që inshallah do të shkojnë edhe në Kosovë vaksinat. Në ndërkohë jam informuar se janë 11 mijë punëtorë esencial dhe 11 mijë do i bëjmë", shtoi ai.

Ndërsa, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka uruar që shumë shpejt Kosova të sigurojë vaksinat.

Syla: Rama dha një mesazh të qartë se si bëhet një shtet

"Më lejoni nga zemra dhe thellësia e shpirtit të shpreh falënderimin për kryeministrin Rama dhe të gjithë popullin shqiptar që sot filluam edhe ne më në fund vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë të Republikës së Kosovës. Si i vetmi vend i cili ka qenë pa vaksinë. Nuk do e zgjati shume sepse emocionet po e bëjnë te vetën dhe me i pa këto fytyra kaq të gëzueshme sot që po e marrin vaksinën. Falënderimi ynë shkon se të jetë një mësim se ne mundemi së bashku. Dhe vëllau vëllaun nuk e len. Zotëri Rama ju sot keni dhënë një mesazh të qartë se si bëhet një shtet", tha ai.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Këto vaksina janë donacion nga Shqipëri. 

***

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili dy ditë më parë publikoi hartën e Kosovës të mbuluar nga flamuri serb.

Rama tha nga Kukësi se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi” dhe se “ai shoku në Beograd luan kukulla në Facebook”.

“Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin.

Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”.-tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat