“Vjosa i bëri favor Lumirit”, Loshi: Ja pse LDK-ja duhet ta votojë Osmanin për presidente

Aktuale

“Vjosa i bëri favor Lumirit”, Loshi: Ja pse LDK-ja duhet ta votojë Osmanin për presidente

Nga: A.Zh Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:38
Vjosa Osmani

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të reformohet, pas largimit të Vjosa Osmanit.

Ai ka thënë se Osmani i ka bërë favor Lumir Abdixhikut me largimin e saj dhe për këtë, sipas tij, ajo duhet të shpërblehet me votat për zgjedhjen e saj si presidente, përcjell Bota sot.

Sipas tij, LDK-ja dhe Abdixhiku nuk duhet të mbajnë mëri me Osmanin, pos nëse dëshiron të udhëheq me logjikën e Isa Mustafës.

Postimi i plotë i Loshit në Facebook:

Me largimin e saj nga LDK-ja, Vjosa Osmani i ka dhënë mundësinë këtij subjekti të reformohet. Sikur Vjosa të kish ndenjur aty, zëri i saj nuk do të dëgjohej, ose do të dominohej nga zëri i trashë i burrave. Tash LDK-ja është mirë të vazhdojë me reformimin e saj, pra ta trasojë rrugën e filluar nga Vjosa. Për këtë favor që i ka bërë Lumir Abdixhikut dhe LDK-së, pra një LDK-je që do të dalë nga procesi i reformimit, Vjosa duhet të shpërblehet me votën e LDK-së për presidente dhe jo të kushtëzohet në asnjë mënyrë.

Vjosa Osmani nuk ka mëri me Lumir Abdixhikun as LDK-në, prandaj as Lumiri dhe LDK-ja nuk duhet të mbajnë mëri me Vjosën. Nuk ka asnjë arsye, pos nëse Lumir Abdxhiku në vend se ta reformojë partinë, ka vendosur ta udhëheq atë me logjikën e Isës. Logjika e Isës e ka sakatosur LDK-në keq, prandaj ajo logjikë duhet të ruhet në muzeun e LDK-së për ta përkujtuar dështimin. LDK-ja ka nevojë për një Lumir të suksesshëm, ashtu sikurse Kosova që nuk ka nevojë për një LDK të dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat