Diplomati amerikan tregon se çfarë bisedoi me Rugovën, kur vizitoi Kosovën për herë të parë

Aktuale

Diplomati amerikan tregon se çfarë bisedoi me Rugovën, kur vizitoi Kosovën për herë të parë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:54
James Rubin dhe presidenti Rugova

James Rubin, Ndihmës-sekretari i Shtetit në administratën e Bill Klintonit, diplomati amerikan që ishte ndër protagonistët kryesorë në arritjen e Marrëveshjes së Rambouillet, në një intervistë ka zbuluar detaje të pa ditura më parë se si Kosova u bë agjendë kryesore e SHBA-së.

Ai ekskluzivisht ka rrëfyer vizitën e tij të parë në Kosovë, ku ishte takuar edhe me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Rubin ka theksuar se me Rugovën patën një bisedë të zakonshme, por intelektuale dhe inspiruese.

“Na dërguan edhe në Prishtinë. Ajo që më kujtohet qartë është takimi me Ibrahim Rugovën, në selinë e partisë së tij. Patëm një bisedë të zakonshme. Por, ai në mënyrë bindëse tregonte realitetin e tij, ashtu që nga ai ndaheshe duke thënë më vete “do të bëj diçka për këtë”. Ishte bisedë intelektuale, e drejtë dhe inspiruese”, ka thënë Rubin.

Diplomati amerikan mes tjerash ka thënë se me Kosovën ka një lidhje të veçantë dhe se e ka vizituar disa herë edhe pas luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat