Në Kryesinë e re të LDK-së nuk ka vend as për Driton Selmanajn

Aktuale

Në Kryesinë e re të LDK-së nuk ka vend as për Driton Selmanajn

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:59
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri në Qeverinë “Hoti”, Driton Selmanaj, nuk  ka arritur të bëhet pjesë e kryesisë së re të LDK-së, subjekt ky politik që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.

Selmanaj në zgjedhjet e vitit 2019 kishte marrë numër të madh te votave, përderisa në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 mezi ka arritur të bëhet deputet i LDK-së.

Ish-kryetari i Podujevës Agim Veliu dhe kryetari aktual i Istogut, Haki Rugova nuk do të jenë nënkryetarë të LDK-së.

Veliu e Rugova që ishin nënkryetarë të partisë për një kohë të gjatë, nuk do të jenë më në këto pozita.

Me propozim të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe me miratim të Këshillit të Përgjithshëm, nënkryetarë të rinj të LDK-së janë zgjedhur Anton Quni, Gazmend Muhaxheri e  Shqipe Mjekiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat