LDK-ja e la jashtë Kryesisë, Rron Gjinovci tallet me Agim Veliun

Aktuale

LDK-ja e la jashtë Kryesisë, Rron Gjinovci tallet me Agim Veliun

Nga: A.Zh Më: 20 mars 2021 Në ora: 19:04
Rron Gjinovci

Agim Veliu ka mbetur jashtë Kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ishte nënkryetar i LDK-së për një kohë të gjatë, mirëpo nga sot nuk ushtron asnjë funksion në parti.

Pas këtij vendimit të partisë, ka reaguar edhe aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.

“He Agim, he elektron i lirë, s'mete kund pa u shkarku”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Jashtë Kryesisë qendrore të LDK-së, kanë mbetur edhe shumë emra të tjerë të vjetër si Haki Rugova, Skënder Hyseni, Ismet Beqiri, Driton Selmanaj dhe Arban Abrashi.

Me propozim të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe me miratim të Këshillit të Përgjithshëm, nënkryetarë të rinj të LDK-së janë zgjedhur Lutfi Haziri, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat