Kryesia e re e LDK-së, nga familja e Ibrahim Rugovës reagojnë me këto pamje

Aktuale

Kryesia e re e LDK-së, nga familja e Ibrahim Rugovës reagojnë me këto pamje

Nga: A.Zh Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:14
Kryesia e re e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur sot Kryesinë e re të partisë.

Nënkryetarë të rinj janë zgjedhur Anton Quni, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiqi.

Jashtë Kryesisë qendrore kanë mbetur shumë emra të vjetër të partisë si Agim Veliu, Haki Rugova, Skënder Hyseni, Ismet Beqiri, Driton Selmanaj dhe Arban Abrashi.

Pas zgjedhjes së Kryesisë, ka reaguar edhe familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Atë kohë kur Politika ishte e bukur! Atë kohë kur LDK ishte frymëzim për jetë!”, ka shkruar Blerta Kllokoqi – Rugova, gruaja e djalit të Ibrahim Rugovës, Ukës, në një postim në Facebook.

Ajo ka publikuar disa pamje të vjetra, ku shfaqej Rugova me anëtarë tjerë të partisë si Skënder Hyseni.

Pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat