Pas zgjedhjes anëtar i Kryesisë, Bislimi: Bashkërisht do të kthejmë Lidhjen tonë aty ku e meriton vendi

Aktuale

Pas zgjedhjes anëtar i Kryesisë, Bislimi: Bashkërisht do të kthejmë Lidhjen tonë aty ku e meriton vendi

Nga: A.SH Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:20
Faton Bislimi

Me zgjedhjen e Kryesisë së re të LDK-së, Faton Bislimi është zgjedhur anëtar i saj.

Ai shprehet, mirënjohës për besimin dhe thotë se do të jem i përkushtuar ndaj përgjegjësisë dhe uron që bashkërisht të kthejmë Lidhjen tonë aty ku e meriton vendi, qytetarët dhe aktivistët tanë.

Postimi i plotë:

Sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, jam zgjedhë Anëtar i Kryesisë së LDK-së, me propozim të Kryetarit Dr. Abdixhiku. Mirënjohës për besimin e i përkushtuar ndaj përgjegjësisë, uroj që bashkërisht të kthejmë Lidhjen tonë aty ku e meriton vendi, qytetarët dhe aktivistët tanë.

Vetëm një mendësi e re e vlerësimit korrekt, sakrificës individuale për të mirën e përbashkët, respektit për të shkuarën dhe vizionit të mirëqenë për të ardhmen, do na hapin rrugën drejt sukseseve të ardhëshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat