LDK-ja “u pastrua”, Duhanaj: Pritet rikthimi triumfalist i Vjosës

Aktuale

LDK-ja “u pastrua”, Duhanaj: Pritet rikthimi triumfalist i Vjosës

Nga: A.Zh Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:15
LDK, Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur dje Kryesinë e re të partisë.

Jashtë Kryesisë qendrore, kanë mbetur shumë emra të njohur të LDK-së, që kishin poste të rëndësishme për vjet me radhë.

Agim Veliu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Skënder Hyseni, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj e Arban Abrashi, më nuk do të kenë asnjë funksion të lartë në parti.

E pas largimit të tyre nga partia, njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj, ka thënë se mund të pritet rikthimi i Vjosa Osmanit në këtë parti, përcjell Bota sot.

“Lajmi i fundit. Pasi që sipas kërkesës së saj u pastruan zurët e LDK-së pritet rikthimi triumfalist i Vjosës. Gëzuar”, ka shkruar shkurt ai, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat