Milivojeviç flet për kërkesat e Kurtit për dialog

Aktuale

Milivojeviç flet për kërkesat e Kurtit për dialog

Nga: F. B. Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:21
Zoran Milivojeviç

Në prag të mbledhjes inauguruese të Parlamentit të Kosovës është e qartë se Kurti ka shumicën për qeverinë e re, ish-diplomati serb Zoran Milivojeviç për mediat serbe shprehet për sfidat serioze në shoqërinë në Kosovë me të cilat do përballet pushteti i ri, transmeton “Bota Sot”.

"Të gjitha gjasat janë se Kurti do të formojë qeverinë sepse tashmë ka siguruar shumicën e nevojshme dhe ka mbështetjen e qendrave perëndimore që mbështesin pavarësinë e Kosovës. Rolin vendimtar në këtë e kanë Uashingtoni dhe Brukseli, sepse është në interesin e tyre që kjo qeveri të stabilizoj skenën politike dhe të krijojë kushte për përtëritjen e dialogut në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ", vlerësoi Milivojeviç.

Sipas tij korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar janë futur thellë në shoqërinë e Kosovës dhe atje ka nevojë për prerje të thellë në shoqëri, duke nis nga gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së.

"Mendoj se një gjeneratë e re e politikanëve që nuk ishin të ngarkuar dhe nuk varen nga e shkuara do ishte model i vërtetë për shoqërinë në Kosovë, që të dalë nga situata, të kualifikohet dhe përputhet me standardet demokratike të shoqërisë civile”, tha ai.

Por, ai nënvizon situatën e komplikuar lidhur me presidentin e Kosovës dhe gjithçka ndikon në dialog.

“Në rend dite është zgjedhja e presidentit, do të shohim si do zgjidhet, por kyçe në vazhdimin dialogut mbetet platforma. Nëse mbetet platforma e Kurtit, vështirë të ketë dialog. Serbia ka qëndrim të qartë se nuk mund të ketë normalizim me kërkesat maksimale që nënkuptojnë njohje dhe asgjë tjetër. Nga kjo varet dialogu, së pari nga qendrat perëndimore që kanë interes vazhdimin e dialogut dhe sjelljen ndaj Kurtit dhe pushtetit në Prishtinë për të krijuar kushte për vazhdimin e tij”, tha Milivojeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat