Kusari-Lila ankohet për korrupsion, i vjen reagimi i ashpër: Deklaratë patetike, ta ofendon inteligjencën!

Aktuale

Kusari-Lila ankohet për korrupsion, i vjen reagimi i ashpër: Deklaratë patetike, ta ofendon inteligjencën!

Nga: A.Morina Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:33
Mimoza Kusari-Lila

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se investimet e huaja në Kosovë kanë çaluar, shkaku i korrupsionit dhe burokracisë.

Mirëpo, ndaj kësaj deklarate ka reaguar Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Miftaraj këtë deklaratë e cilësoi si patetike, pasi Kusari-Lila ka aktakuzë aktive për korrupsion kur ka qeverisur bashkë me PDK dhe LDK.

“Deklaratë patetike, ta ofendon inteligjencën. E akuzuar për korrupsion, ka pas pozita ekzekutive, edhe të ministrit për çka edhe akuzohet, plus të mban moral për korrupsion dhe investime të huaja”, deklaroi Ehat Miftaraj, përcjell “ Bota sot”.

Postimi i plotë

Mimoza Kusari-Korrupsioni ka penguar investimet e huaja ne Kosove.

Mimoza Kusari- Ka aktakuze aktive per korrupsion kur ka qeverisur bashke me PDK dhe LDK.

Deklarate patetike, ta ofendon inteligjencen.

E akuzuar per korrupsion, ka pas pozita ekzekutive, edhe te ministrit per çka edhe akuzohet, plus te mban moral per korrupsion dhe investime te huaja.

Jeto endrren tende ne Kosoven tone te bukur, ku e duron edhe nje te akuzuar per korrupsion me fitu te drejten me perfaqesu popullin ne Kuvend, edhe me na tregu se korrupsioni po e pengon te ardhmen tone.

Shfrytezo sistemin ne maksimum!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat