Duda Balje: Me Albin Kurtin po bëhet e gjallë ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

Aktuale

Duda Balje: Me Albin Kurtin po bëhet e gjallë ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:12
Albin Kurti dhe Duda Balje

Deputetja e Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak Duda Balje ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është frikë reale dhe se kjo ide me Albin Kurtin bëhet gjithmonë më e gjallë.

“Është frikë reale. Ajo ide ekziston tash e disa vjet. Është e definuar si radikale, por tash me Kurtin po bëhet gjithnjë më e gjallë”, ka thënë Bale në intervistë për “Al Jazeeran”.

Ajo ka thënë se njohja e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë do të ndodhë herët apo vonë.

“Njohja e ndërsjellë do të ndodhë herët apo vonë. Opsion të dytë, realisht, nuk ka. Me ose pa presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosova është një shtet i pavarur dhe është një proces që askush nuk mund ta kthejë”, ka thënë Balje.

Balje ka folur edhe për mundësinë e shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për këtë.

“Nuk mendoj se ai ndryshon mendjen në këtë. Shkëmbimi i territoreve vështirë se mund të jetë opsion”, ka thënë Balje.

Balje ka thënë se përpjekjet e mëhershme për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë të suksesshme.

“Kurti ka një pozicion të veçantë për këtë çështje. Ai beson se nuk është një prioritet për Kosovën që të vazhdojë menjëherë negociatat. Ne do të shohim zhvillimin e situatës, planeve dhe presioneve të Evropës dhe Amerikës në periudhën e ardhshme”, ka thënë Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat