Ambasadori gjerman në Serbi i bindur: Dialogu mbi normalizimin do të vazhdojë së shpejt

Aktuale

Ambasadori gjerman në Serbi i bindur: Dialogu mbi normalizimin do të vazhdojë së shpejt

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:30
Thomas Schieb

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb, deklaroi se është në interesin e të gjithëve, e mbi të gjitha të qytetarëve të Serbisë, që ky shtet ta gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha çështjet e hapura brenda dialogut me Kosovën.

Schieb tha se do të ishte më mirë për Serbinë dhe të gjithë rajonin që të zgjidheshin të gjitha problemet ekzistuese në lidhje me normalizimin sa më shpejt të jetë e mundur.

I pyetur se çfarë pret nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden mbi çështjen e dialogut, Schieb tha se qëllimi i përbashkët është normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Unë jam i bindur që dialogu mbi normalizimin do të vazhdojë së shpejti. Por së pari duhet të presim formimin e qeverisë në Prishtinë”, tha Schieb. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat