Beqaj: Zemaj, ministër i paligjshëm dhe i korruptuar deri në fyt

Aktuale

Beqaj: Zemaj, ministër i paligjshëm dhe i korruptuar deri në fyt

Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:29
Armend Zemaj

Doktori, Fahri Beqa ka akuzuar ministrin në detyrë të shëndetësisë, Armend Zemaj për korrupsion si dhe mos menaxhim të mirë të sektorit të shëndetësisë tash e 10 muaj.

Ai e ka quajtur Zemajn si ministër të paligjshëm derisa thotë se prokuroria do të duhej të hetojë çdo veprim dhe çdo vendim të tij.

Beqa përmes një reagimi në Facebook, thotë se i njëjti me vendimet e tij jo vetëm që ka ndikuar direkt në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve por ka ndikuar edhe në rritjen e shpenzimeve të qytetarëve që janë prekur direkt nga pandemia.

Postimi i plotë:

Ky ministër i paligjshëm dhe i korruptuar deri në fyt po shkon, por pasojat e menaxhimit katastrofal 10-mujorësh të ministrisë së shëndetësisë nga ana e tij do të jetë vështirë të riparohen në 4 vitet e ardhshme. Prokuroria do të duhej të hetojë çdo veprim dhe çdo vendim të tij, duke filluar nga shfuqizimi i udhëzimit për unifikim të çmimeve të barnave e deri te tenderët e frigoriferëve të vaksinave, licencimet e dyshimta të laboratoreve, ndarjen e pakontrolluar të specializimeve, futjen e personave të afërt e jokompentent nëpër borde të rëndesishme etj.

Ky me vendimet e tij, jo vetëm që ka ndikuar direkt në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve por ka ndikuar edhe në rritjen e shpenzimeve të qytetarëve që janë prekur direkt nga pandemia. Menaxhim më të dobët të pandemisë nga aspekti shëndetësor nuk ka pasur gati asnjë shtet në rajon e në Europë, këtë e tregon edhe fakti që Kosova është vendi i vetëm që ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vetme të vaksinës. Parlamenti nuk do të duhej të ishte streha e tij. Vendi i të tillëve është diku tjetër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat