Nxehet situata në LDK: Driton Selmanaj i kundërpërgjigjet Anton Qunit

Aktuale

Nxehet situata në LDK: Driton Selmanaj i kundërpërgjigjet Anton Qunit

Nga: N. H Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:55
Anton Quni dhe Driton Selmanaj

Nuk kanë të ndalur përplasjet në distancë mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, orë më parë i është përgjigjur deputetit të kësaj partie, Driton Selmanaj, i cili sot ka kritikuar liderin e partisë, Lumir Abdixhikun.

Quni shkroi në Facebook se Abdixhiku ishte i fundit nga liderët e partive që takoi Vjosa Osmanin dhe se këtu nuk kishte as “turr” as “vrap”, ndërsa paralajmëroi rikthimin e madh të LDK-së.

E, pas këtij shkrimi të Qunit, është kundërpërgjigjur Selmanaj edhe njëherë përmes profilit të tij në Facebook.

Selmanaj ka thënë se është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”.

“Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së”, ka shkruar mes tjerash Selmanaj.

Ja shkrimi i tij:

Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së.

Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së.

Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”!.

Kjo kohë ka kaluar!...

#LDK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat