Nga i “superfuqishmi” në “jashtë loje”- Rënia drastike e Agim Veliut nga marsi në mars

Aktuale

Nga i “superfuqishmi” në “jashtë loje”- Rënia drastike e Agim Veliut nga marsi në mars

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:05
Agim Veliu

Agim Veliu ka mbetur pa asnjë pozitë të lartë në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mbeti edhe pa postin e nënkryetarit në këtë parti.

Për gjithë këtë rënie të ish-liderit të Podujevës, qytetarët e kësaj të fundit kanë mendime të ndryshme.

Veliu pasi kishte lënë Komunën e Podujevës, ishte bërë Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti 1, por që ishte shkarkuar pas një periudhe të shkurtër.

Pas kësaj, kishte filluar edhe qarjet në koalicionin VV – LDK, ku edhe erdhi deri të rrëzimi i Qeverisë së Albin Kurtit më 25 mars 2020.

60 vjeçari gjunjëzimin e radhës e kishte marr pikërisht në vendlindje. Në zgjedhjet e 29 nëntorit 2020 në Komunën e Podujevës, LDK e dikurshme e Agim Veliut doli e dyta, duke humbur këtë bastion të tyre, për herë të parë pas lufte.

Ndërsa, goditja e fundit ndaj llapjanit erdhi me 21 dhjetor 2020, kur Gjykata Kushtetuese kishte dal me vendim që Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese dhe e dërgoi vendin në zgjedhje të reja.

Me rënien e Qeverisë Hoti, pozitën e ministrit e humbi edhe Agim Veliu.

Për të diskutuar për të gjitha këto zhvillime brenda 13 muajsh, Veliu ishte i paqasshëm.

Aktualisht, ai ka fituar mandatin e deputetit, në qeverisjen në ardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat