Bulliqi pas reshjeve të mëdha të borës: Shmangni daljet e panevojshme

Aktuale

Bulliqi pas reshjeve të mëdha të borës: Shmangni daljet e panevojshme

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:22
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kërkuar nga qytetarët t’i shmangin daljet e panevojshme për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi apeloi për kujdes të shtuar duke njoftuar se ekipet e komunës janë në terren për pastrimin e rrugëve.

“Reshjet e parreshtura të borës dy ditët e fundit po e vështiresojnë qarkullimin e veturave në komunikacion. Të gjitha ekipet e Komunës janë në terren për pastrimin e rrugëve dhe po punojnë pa u ndalur për zhbllokim të rrugëve dhe qarkullim normal në trafik. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme ju bëj apel të keni kujdes të shtuar dhe të shmangni daljet e panevojshme”, ka shkruar Bulliqi.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat