Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 22 mars 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

Ngjarjet e datës 22 Mars 2021

- Mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët dhënia e betimit të deputetëve dhe  zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur mban tryezë diskutimi me temën “Si tutje me dialogun” nv të cilën merr pjesë edhe kryetari i LVV-së Albin Kurti. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës mban akademi solemne. (Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB, ora 11:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar organizon debatet mbi politika, në kuadër të Javës së Gruas. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat