​Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e hapura për qarkullim

Aktuale

​Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët e hapura për qarkullim

Më: 22 mars 2021 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se të gjitha rrugët në menaxhim të kësaj ministrie janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.

Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat, dhe me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës, thuhet në një komunikatë për media.

Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të borës.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.

Ministria e Infrastrukturës përkujton se nuk është përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve lokale, te të cilat mund të intervenohet vetëm pas kërkesës së komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat