“Ditë e bardhë sot!”, Vjosa Osmani publikon këto pamje pak orë para seancës

Aktuale

“Ditë e bardhë sot!”, Vjosa Osmani publikon këto pamje pak orë para seancës

Nga: A.Zh Më: 22 mars 2021 Në ora: 08:15
Vjosa Osmani

Sot nga ora 10:00 do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërsa, pas kësaj seance, pritet të thirret edhe seanca për formimin e qeverisë “Kurti2”.

Pak orë para seancës, ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ka publikuar një mesazh në Facebook.

“Ditë e bardhë sot! Foto: Arban Osmani - Mitrovicë”, ka shkruar Osmani, sipër fotos ku shihet pema e lulëzuar, e mbuluar me borën e pranverës./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat