Flet Gojart Ferati, mjeku nga Kosova që e mori vaksinën anti-Covid në Kukës

Aktuale

Flet Gojart Ferati, mjeku nga Kosova që e mori vaksinën anti-Covid në Kukës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:32
Gojart Ferati

250 mantelbardhë nga Kosova të shtunën e 20 marsit kanë udhëtuar drejt Kukësit, ku dhe kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Në mesin e tyre ishte edhe mjeku Gojart Ferati. Ai për emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi, tha se ndjehet i lumtur që i ka ardhur mundësia që të vaksinohet.

“Jam shumë i lumtur që më ka ardhur mundësia të vaksinohem. Unë gjithmonë jam deklaruar se nëse del vaksina dhe kërkohet kush është  i pari që do ta marrë vaksinën, unë jam vullnetar”, u shpreh Ferati për #Gjesi.

Po ashtu Ferati, tha që vaksina nuk ka qenë e mundimshme.

“Nuk e di pse njerëzit duhet me hezitu për me marrë vaksinën”, shtoi mjeku kosovar.

Ndër të tjera mjeku tha se pavarësisht që ka pas kontakte të shumta me persona të prekur me virusin korona, nuk ka qenë i infektuar.

“Jam testuar katër herë, dhe katër herë kam rezultuar negativ. Jam mundu me iu përmbajte rregullave dhe me pas kujdes të shtuar”, tha ndër të tjera Ferati.

Imunizimi për mantel bardhët u bë me vaksinën e AstraZeneca-s e zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Në fazën e parë, Shqipëria do të vaksinojë 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat