​Kurti thotë përsëri se dialogu s’është prioritet i tij: Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist

Aktuale

​Kurti thotë përsëri se dialogu s’është prioritet i tij: Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist

Më: 22 mars 2021 Në ora: 12:02
Albin Kurti dhe Veton Surroi

Derisa në Kuvend po pritet konstituimi i legjislaturës së tetë, kreu i LVV-së po vazhdon të përsëris se dialogu nuk është prioritet i tij.

Albin Kurti po thekson se ky proces është zvarritur, meqë është nxituar.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka shtuar së sapo të marrë mandatit duhet të shikojë dokumentet se ku e ka lën ish-kryeministri Avdullah Hoti procesin e dialogut.

"Mua më duhet të marrë ato dokumentet se nuk e di se ku e ka lën zotëri Hoti. sepse herën e kaluar kur kam hyr në zyre folderet kanë qenë të zbrazëta. Duhet të përgatitemi mirë për dialog, për këtë arsyeje unë nuk jam që të ngutemi. Më mirë është të jemi më modest dhe realist se sa të themi fjalë të mëdha dhe shkurtëra. Nuk e kemi komoditetin për dështime të radhës", ka deklaruar Kurti.

Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit, ai tha se ka qenë një zotim i njëanshëm. Ai ka vazhduar kritikat për këtë marrëveshje meqë sipas tij është bërë shpejt-shpejt.

"Ki administratë të re në ShBA dhe qeveri të ri në Kosovë, nuk mendoj se duhet të merremi shumë me atë. Ajo marrëveshje në pikën e fundit ngjan më së shumti. Nuk guxon asnjë zyrtar të thotë që nuk do të angazhohet për njohje ndërkombëtare. Qeveria që shkon nuk e ka të gjatë, për atë arsye edhe nuk ka ekzistuar një kokëçarje", shtoi ai.

Ai në tryezën e organizuar nga fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur me temën "Si tutje me dialogun", theksoi se procesi po zvarritet, meqë Kosova është nxituar.

Ai theksoi se si do të inkuadrohet shoqëria civile në këtë proces, varet pikërisht nga ta.

"Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist. Ne duhet të definojmë principet e akterëve por jo rolin e tyre me gjashtë akte me epilog dhe me uvertyrë. Nëse insistoni në këtë aspekt atëherë më mirë është të lexoni letrat e Biden se letrat e mia", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat