Çfarë e bënte më unifikues Hashim Thaçin se Vjosa Osmanin? Kështu përgjigjet Enver Hoxhaj

Aktuale

Çfarë e bënte më unifikues Hashim Thaçin se Vjosa Osmanin? Kështu përgjigjet Enver Hoxhaj

Nga: G.B Më: 22 mars 2021 Në ora: 12:51
Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani

U.D i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar edhe njëherë që Vjosa Osmani nuk është figura unifikuese dhe përfaqësuese e popullit.

Ai ka thënë se ajo është figurë përçarëse, e ka përçarë politikën në Kosovë dhe se president duhet të jetë dikush që përfaqëson popullin.

Ai ka thënë se nuk do të ketë vota për Osmanin për presidente.

Hoxhaj u pyet nga një gazetar se çfarë e bënte unifikues Hashim Thaçin se sa tani Vjosa Osmanin, për çka ai nuk dha një përgjigje të qartë.

“Unë prej që jam zgjedh në këtë pozitë, një gjë e kam kuptu, Ajo çfarë kam mësuar nga pozita e u.d të kryetarit të partisë, më nuk jap opinione, interpretoj vetëm fakte, vij nga jeta akademike e shoqëria civile në politikë, por kam heq dorë që të jap opinione, por vetëm fakte, andaj janë faktet e fundit nga PDK”, ka deklaruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat