Konjufca kryeparlamentar, vjen reagimi i ambasadorit italian

Aktuale

Konjufca kryeparlamentar, vjen reagimi i ambasadorit italian

Nga: A.Zh Më: 22 mars 2021 Në ora: 12:54
Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando

Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të kosovës.

Ai ka uruar kryetarin e ri Glauk Konjufcën, për postin.

Orlando ka uruar poashtu edhe nënkryetarët dhe deputetët e rinj të legjislaturës së tetë, përcjell Bota sot.

“Urime Shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri. I uroj Kryetarit të ri Glauk Konjufca, nënkryetarëve të rinj dhe të gjithë deputetëve suksese në përgjegjësinë e tyre”, ka shkruar Orlando në një postim në Twitter.

Image
Postimi i Orlandos në Twitter

Nënkryetarë të rinj të Kuvendit janë zgjedhur Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat