Ambasadori i BE-së: Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Ambasadori i BE-së: Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:19
Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e legjislaturës së tetë.

Szunyog thotë se shpreson që të sheh një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropian dhe çështjet me interes të qytetarëve.

“Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve.

Më të fortë së bashku”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat