S’mori pjesë në seancë, Miftaraj i reagon ashpër Pacollit: Kur e bëre Pazar votën, erdhe zhag

Aktuale

S’mori pjesë në seancë, Miftaraj i reagon ashpër Pacollit: Kur e bëre Pazar votën, erdhe zhag

Nga: A.Zh Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:20
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosovës e Re (AKR), njëherit dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar se nuk ka mundur të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit.

Ai si arsye për këtë ka dhënë pandeminë, që sipas tij, ia ka pamundësuar ardhjen në Kuvend.

E atij për këtë veprim i ka reaguar ashpër Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përcjell Bota sot.

Miftaraj ka thënë se Pacolli nuk ka pikë respekti për Kuvendin e Kosovës, duke ia kujtuar atij kohën kur kishte ardhur për ta votuar qeverinë Hoti në mes të pandemisë.

Ai ka thënë se shpreson që kjo do të jetë legjislatura e fundit që iu jep hapësirë këtij lloji të përfaqësuesve të popullit.

Reagimi i Miftarajt:

Fenomeni Behgjet Pacolli!

“Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, më privoj, edhe për kundër dëshirës sime, unë sot nuk mund të merrja pjesë në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës”, ka shkruar Pacolli.

Ky është soji i deputetit që s’ka pikë respekti as për Kuvendin e Kosovës, e as për pozitën e deputetit, e më së paku ka respekt për atë çka përfaqëson deputeti, dhe obligimet e kësaj pozite në raport me Kushtetutën dhe ata që i përfaqëson.

Kur e bojke pazar votën, zhagaz vinte në Kuvend. Kur s’ka vlerë vota e të njëjtit për ndonjë pazar politik, nuk e lejojnë rrethanat me marr pjesë në seancë.

Qe 10 ditë është caktuar seanca për konstituimin e kësaj legjislature.

Me shpresë se kjo do të jetë legjislatura e fundit që iu jep hapësirë këtij lloji të përfaqësuesve të popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat