Arkivi i Kosovës mbush 70 vjet, vlerësohet puna e këtij institucioni

Aktuale

Arkivi i Kosovës mbush 70 vjet, vlerësohet puna e këtij institucioni

Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:37
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, me rastin e 70-vjetorit të themelimit mbajti një Akademi solemne.

Për rrugëtimin e Arkivit të Kosovës foli kryeshefi ekzekutiv, Bedri Zyberaj i cili tha se pavarësisht rrethanave politike të cilat shpesh janë shfaqur si mundësi të favorshme e herë si pengesë për veprimtarinë e këtij institucioni, arkivi ia doli t’i mbijetonte kohës edhe përkundër vështirësive të shumta për 70 vite.

Ai tutje tha se Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës ka filluar të bëjë digjitalizimin e lëndëve arkivore, e cila për shkak të mungesës së stafit dhe teknologjisë së duhur po vonon në këtë proces.

Zyberaj: Arkivi i Kosovës ka filluar digjitalizimin e lëndëve arkivore

“Ka disa vite që Agjencia Shtetërorë e Arkivave të Kosovës ka filluar të bëjë digjitalizimin e lëndës arkivore, por për shkak të mungesës së stafit, dhe sidomos të teknologjisë së duhur për punë më efikase kjo bëhet në sasi mjaft të vogël, meqë digjitalizimi sot është bërë domosdoshmëri e kohës, por edhe për arsyeje të tjera, agjencia shtetërorë e arkivave të Kosovës që dy vjet ka filluar të bëjë investime më të mëdha për proces, për ketë vit që është edhe hera e parë është planifikuar që të realizohet një projekt i tillë me një buxhet prej 30,000 euro…03:21Mosha e dorëshkrimeve të arkivit të Kosovës shkon më në thellësi kohore, fillojmë nga gjysma e parë e shekullit 15-të ndërsa më i vjetri prej tyre është fjalori me dorëshkrim arabisht-persisht në vitin 1437, përveç pjesës së parë të dokumenteve dorëshkrimeve origjinale që kane origjinë nga hapësira jonë. Pjesë e thesarit tonë është edhe një sasi e konsiderueshme e dokumenteve fizike si dhe te mikrofilmuara e të digjitalizuar të cilat gjatë kësaj kohe të jetës dhe funksionimit të arkivit tonë janë vjedh nga arkiva të ndryshme të botës”, tha ai

I pranishëm në këtë akademi solemne ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, i cili tha se arkivat shtetërore e të dyja vendeve i konsideron si të përbashkëta.

Arkiva e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës janë të reja në moshë por në to ruhet historia e madhe e kombit tonë, shtoi ai.

Bido: Arkivat e reja në moshë me histori të vjetra në to

“Të dy arkivat tona janë të reja në moshë, arkivi i Shqipërisë është 72 vjeçare dhe arkivi i Kosovës 70 vjeçar por në to ruhen histori shumë më e gjënë se kaq në to ruhen historia e kombit tonë… dokumente mbi Kosovën gjen pafundësisht në arkivin Shqiptar… Në pikëpamjen profesionale dhe kombëtare jemi një. Arkivat ton i konsiderojmë të përbashkëta, arkivat tona i konsiderojmë një pasuri të përbashkët dhe jo thjesht me fjalë por edhe me vepra”, tha ai.

Fillimet e punës arkivore datojnë që pas luftës së dytë botërore në vitin 1948, që filluan në kuadër të Drejtoratit Krahinor për Arsim dhe Kulture, ku aty u formua edhe Qendra Arkivore e cila kujdesej për mbrojtjen edhe evidentimin e lëndëve arkivore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat