Ky është Armend Mehaj, shqiptari i ushtrisë norvegjeze i përfolur për ministër të Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2

Aktuale

Ky është Armend Mehaj, shqiptari i ushtrisë norvegjeze i përfolur për ministër të Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:22
Armend Mehaj

Armend Mehaj, është emri më i përfolur në mediet tona për ta udhëhequr Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2.

Me profesion ushtarak, Mehaj ka lindur në Kosovë, për të shërbyer më pastaj në ushtrinë norvegjeze.

Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë.

Në nëntor të vitit 2012, Mehaj është dekoruar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me medaljen “Për shërbime të veçanta”.

Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji.

Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat