Përfundon mbledhja e kryesisë

Aktuale

Përfundon mbledhja e kryesisë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:35
Kryesia e Kuvendit

(E plotësuar 17:14) - Kryesia re e Kuvendit të Kosovës, ka përfunduar mbledhjen në të cilët është vendosur që seanca për formimin e Qeverisë të mbahet nga ora 17:00.

Ishte VV që propozoi që seanca të mbahet prej orës 17:00, pas letrës që Konjufca në cilësinë e u.d të presidentit i kishte kërkuar emrin e kandidatit për kryeministër

***

Konjufca arrin në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur para pak minutave për të diskutuar për seancën ku pritet që të votohet Qeveria e re e Kosovës.

Atu ka arritur edhe u.d. i Presidentit, Galuk Konjufca.

Image
***

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur para pak minutave.

Nga Kuvendi i Kosovës kanë bërë të ditur se në rend të ditës do të jetë kërkesa e 52 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Mbledhja e kryesisë do të mbahet në sallën C-301.

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryeministër të ardhshëm të vendit Albin Kurtin, liderin e saj.

Ky subjekt politik i ka kthyer letrën Glauk Konjufcës, ushtruesit të detyrës së presidentit.

Ndërsa, rreth orës 17:00 është paralajmëruar seanca ku do të votohet Qeveria Kurti.

​Kryesia e Kuvendit mblidhet në orën 16:30

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot në orën 16:30, do të mblidhet kryesia e re, ku do të shqyrtohet kërkesa e 52 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Në këtë mbledhje mediat mund të marrin pamje.

Ndërkohë, sot pritet të mbahet seanca ku do të votohet për Qeverinë Kurti.

Në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8, Lista Serbe ka fituar 10 ulëset e garantuara, dy mandate i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës, nga një mandat kanë Koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Re Demokratike, Iniciativa Rome, Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat