Hoxhaj: Po e përmbysni rendin kushtetues, duke u zgjedhur kryeministri para presidentit

Aktuale

Hoxhaj: Po e përmbysni rendin kushtetues, duke u zgjedhur kryeministri para presidentit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:44
Enver Hoxhaj

Deputeti nga PDK, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në seancën ku pritet të votohet Qeveria e re, ka thënë se partia e tij do të bëjë opozitë dhe do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve të vendit.

Ai i tha Kurtit se pse po nguten me zgjedhjen e Qeverisë, para zgjedhjes së presidentes, ku sipas tij po e përmbys rendin Kushtetues.

“Është detyrë e juaja, z. Kurti si njeri që keni fituar zgjedhjet të jeni kryeministër i të gjithë qytetarëve të vendit, dhe simbol i stabilitetit. Qasja për ta zgjedhur sot qeverinë, pa zgjedhur presidentin po tregon se vendi po hyn në një fazë të jo stabilitet, për një gjë të tillë barrën e keni ju”, tha Hoxhaj.

Ai tha se do të votojnë kundër qeverisë Kurti.

Hoxhaj më tej kritikoi ekspozenë e paraqitur nga Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk tregoi se kur do të vijnë vaksinat anti-Covid.

Ai tha se Kurti duhet të tregoi edhe nëse shkon në dialog me Serbinë pa u gjetur personat e pagjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat