Listës Serbe i dështon ‘kërcënimi’ ndaj Qeverisë Kurti 2, nuk mund të ankohet në Gjykatë Kushtetuese

Aktuale

Listës Serbe i dështon ‘kërcënimi’ ndaj Qeverisë Kurti 2, nuk mund të ankohet në Gjykatë Kushtetuese

Nga: A.Morina Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Lista Serbe ka paralajmëruar që do të dërgojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese nëse formohet Qeveria Kurti 2.

“E dini mirë që Lista Serbe ka të drejtë për dy ministri”, ka thënë Igor Simic në seancën e Kuvendit ku pritet votimi i Qeverisë Kurti 2.

Mirëpo, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i ka hedhur poshtë këto ‘kërcënime’ të Listës Serbe, pasi nuk ka asnjë dispozitë kushtetuese që e obligon kryeministrin t'ia ofrojë dy ministri komunitetit serb.

“Kushtetuta në nenin 96.3 përcakton që nëse janë më shumë se 12 ministri, një ministri e dytë i ndahet një prej komuniteteve jo-shumicë, e jo ekskluzivisht atij serb.

Në fakt, në të gjitha rastet kur komuniteti serb ka marrë dy ministri, kjo kanë qenë kryekëput rezultat i marrëveshjeve politike mes subjektit fitues të zgjedhjeve dhe Listës Serbe”, shkroi Cakolli në Facebook, “Bota sot”.

Postimi i plotë

Qeveria 'Kurti 2' me gjasë mund të ballafaqohet me Gjykatën Kushtetuese qysh në ditët e para, nga një shkelje e supozuar nga Lista Serbe për mosofrim të dy ministrive për komunitetin serb. Edhe pse LS ka numrin e nevojshëm të deputetëve për t'a kontestuar vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë, Kushtetuta në nenin 96.3 përcakton që nëse janë më shumë se 12 ministri, një ministri e dytë i ndahet një prej komuniteteve jo-shumicë, e jo ekskluzivisht atij serb.

Në fakt, në të gjitha rastet kur komuniteti serb ka marrë dy ministri, kjo kanë qenë kryekëput rezultat i marrëveshjeve politike mes subjektit fitues të zgjedhjeve dhe Listës Serbe.

Përndryshe, nuk ka asnjë dispozitë kushtetuese që e obligon kryeministrin t'ia ofrojë dy ministri komunitetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat