Vajza e Xhemail Mustafës i reagon ashpër Ganimete Musliut

Aktuale

Vajza e Xhemail Mustafës i reagon ashpër Ganimete Musliut

Nga: P.R Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:50
Beriane Mustafa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës ndër tjerash e ka pyetur Albin Kurtin për mendimin e tij për Gjykatën Speciale.

Ajo deklaroi se Albin Kurti do të hyjë në histori si kryeministri i parë shqiptar që fëmijët e tij nuk flasin shqip.

“Çka ndodhi me shërbimin ushtarak që para një vitit e propozuat? Unë kam ditë që kjo është e paarritshme, por edhe ju qenkeni bindur. Çka nënkupton për juve regjioni i Drenicës? Duke qenë se nuk e pashë asnjë emër të ministrave nga Drenica. A do të ofroni garancë shtetërore për ushtarët që gjykohen në Hagë dhe cili është qëndrimi juaj për Gjykatën Speciale? A jeni i sigurt që ligjërisht keni të drejtë të bëheni kryeministër? Ju e keni një dënim që ua ka pamundësuar të kandidoni për deputet. Ju jeni kryeministri i parë shqiptar që fëmijët e tij nuk i flasin shqip”, tha Musliu në fjalimin e saj, përcjellë “Bota sot”.

E përmes një postimi në facebook, ndaj saj ka reaguar menjëherë vajza e Xhemail Mustafës, Beriane Mustafa.

“Ganimete Musliu fort budallaki fole...mos u bej aq e ulte!”, ka shkruar Beriane Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat