Bahtiri: Qeveria e re me në krye Albin Kurtin do ta udhëheq Kosovën për shumë mandate

Aktuale

Bahtiri: Qeveria e re me në krye Albin Kurtin do ta udhëheq Kosovën për shumë mandate

Nga: A.SH Më: 22 mars 2021 Në ora: 20:03
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Me 67 vota për, Albin Kurti u bë zyrtarisht kryeministër i Kosovës.

Anëtari i VV-së, Agim Bahtiri ka uruar Kurti duke thënë se, ata që të kishin shkarkuar vitin e kaluar, dje e sot u shkarkuan përjetësisht nga populli, përderisa ju do t'ia ktheni shpresën dhe vullnetin qytetarëve përmes qeverisjes së mirë dhe me duar të pastra.

Sipas tij, Qeveria e re me në krye Albin Kurtin do ta udhëheq Kosovën për shumë mandate.

Postimi në Facebook:

Urime Kryeministër Albin zgjedhja në krye të Qeverisë së Kosovës.

Për më shumë se dy dekada ke treguar se je politikani më i devotshëm, duke mos u zmbrapsur asnjëherë nga rruga jote e drejt politike për zhvillimin e Kosovës dhe kthimin e dinjitetit për gjithë qytetarët.

Ata që të kishin shkarkuar vitin e kaluar, dje e sot u shkarkuan përjetësisht nga populli, përderisa ju do t'ia ktheni shpresën dhe vullnetin qytetarëve përmes qeverisjes së mirë dhe me duar të pastra.

Të gjithë besojmë se me ju do të ketë sundim të ligjit dhe një demokraci Perëndimore, e jo keqqeverisje përmes klaneve politike e parapolitike të krimit, siç ka pasur nga partitë e vjetra.

Jam i bindur plotësisht se Qeveria e re me në krye Albin Kurtin do ta udhëheq Kosovën për shumë mandate dhe nuk do të bie nën ndikimin e asnjë presion vendor apo jovendor, për të marrë vendime që e dëmtojnë interesin e Kosovës dhe qytetarëve.

Urime aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Urime KOSOVË!

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat