Szunyog uron Kurtin: Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE – Kosovë

Aktuale

Szunyog uron Kurtin: Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE – Kosovë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:03
Tomas Szunyog dhe Albin Kurti

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Zyra e BE’së në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj.

“Urime kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti.

Jemi gati të thellojmë bashkëpunimin BE-Kosovë, për një qeveri të hapur dhe efektive që adreson me shpejtësi çështjet me rëndësi jetike për Kosovën. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë progresin e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat