Haziri thotë se nuk do të negociohet me Kurtin për postin e Presidentit

Aktuale

Haziri thotë se nuk do të negociohet me Kurtin për postin e Presidentit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 23:42
Lutfi Haziri

Nënkryetari i parë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se do të negociojnë për çështjen e Presidentit vetëm me kandidaten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se nuk kanë më cfarë të bisedojnë me Kryeministrin Albin Kurti pasi atij nuk i duhen më vota.

“Nuk negociojmë me Kurtin për çështjen e presidentit. Nuk kërkojmë asgjë nga lideri i VV’së. Bisedat me kandidaten për presidente duhet t’i qartësojmë së bashku. Presidenti është pozitë unitare. E garanton procesin kushtetues. Nuk duhet të vazhdojmë, nëse ka qenë një problem i mëhershëm që bordet kanë problem me politizim, atëherë duhet të ndodhë një prerje. Një ndalesë. Ajo duhet të garantojë këtë”, ka thënë ai.

Kur u pyet pse duhet biseduar vetëm me Osmanin ai u përgjigj kështu:

“Sepse ajo është kandidate”

“Nuk po kërkohet votë për president, por votë. Duhet të mirret vetëm pjesë në votim. Diskursi politik është që po kërkohet pjesëmarrje e 80 deputetëve”, shtoi Haziri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat