Pacolli: Kurtin dhe kabinetin e tij e presin punë të mëdha për vendin

Aktuale

Pacolli: Kurtin dhe kabinetin e tij e presin punë të mëdha për vendin

Më: 22 mars 2021 Në ora: 23:52
Rrahim Pacolli

Biznesmeni i njohur, Rrahim Pacolli, ka uruar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se Kurtin dhe kabinetin e tij e presin punë të mëdha për vendin.

Postimi i tij i plotë:

Urime për kryeministrin e zgjedhur të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.

Kurtin dhe kabinetin e tij e presin punë të mëdha për vendin.

Kurti si një kryeministër me fuqi të plotë nga qytetarët e Kosovës, e ka shumë më të lehtë të bëjë ndryshime të duhura për vendin tonë.

Për qeverinë e re të Kosovës, punë të mbarë.

Kosova pret shumë nga kjo qeveri.
RrP

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat