Kurtit i vjen urimi nga Lajçak, ia përmend menjëherë rinisjen e dialogut

Aktuale

Kurtit i vjen urimi nga Lajçak, ia përmend menjëherë rinisjen e dialogut

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:37
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka uruar kryeministrin e zgjedhur Albin Kurti.

Lajçak ka shkruar në Twitter se BE-ja është gati të lehtësojë dialogun me Serbinë.

“Urime Albin Kurti në zgjedhjen tënde si kryeministër. Të uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE-ja është gati të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Lajçak.

Albin Kurti sot ka pranuar detyrën e shefit të ekzekutivit nga paraardhësi i tij Avdullah Hoti.

Pas pranim-dorëzimit të detyrës, qeveria e re do të mbajë mbledhjen e parë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat