Nuk e votoi mirëpo Pacolli ka disa fjalë për Kurtin

Aktuale

Nuk e votoi mirëpo Pacolli ka disa fjalë për Kurtin

Nga: M.H Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:02
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi në facebok ka uruar qeverinë e re të krijuar gjatë ditës së djeshme.

Pacolli uroi Kurtin dhe kabinetin e tij qeverisës duke u shprehur që ka shumë sfida përpara mirëpo që nëse ne e mbështesim atëhere ajo do të bëj punë të mirë, përcjell “Bota sot”.

Shpresojmë që ky vend të bëhet më mirë se sa është, shkruan më tej, Pacolli.

Postimi i plotë

Pas dorëzimit dinjitoz të detyrës nga qeveria e mëparshme dhe fillimit të punës së qeverisë së re, unë përgëzoj Kryeministrin e sapo zgjedhur të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeverisës. Uroj të gjitha të mirat në detyrën e tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me besim të plotë se qeveria e z.Kurti bazohet në shtet, pluralizëm dhe demokraci që siguron vazhdimin e orientimit tonë pro-perëndimor.

Kjo qeveri ka shumë sfida përpara, nga pandemia, recesioni ekonomik, arsimi, politika e jashtme dhe nevoja për të ndërmarrë reformat e nevojshme që sigurojnë investime për të ardhur në Kosovë dhe për të krijuar vende të reja pune. Ne të gjithë do ta mbështesim qeverinë kur ajo bën një punë të mirë dhe do të luajmë një rol dinamik në të gjitha fushat jashtë Kuvendit por edhe nga opozita, nga Kuvendi.

Shpresojmë që ky vend të bëhet më mirë se sa është. Unë do të jap kontributin tim personal në këtë drejtim, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat