Orlando: Partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të formohen institucionet, nuk ka kohë për humbur

Aktuale

Orlando: Partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të formohen institucionet, nuk ka kohë për humbur

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:18
Nicola Orlando

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka treguar për deklaratën e përbashkët të shteteve të Quintit.

Orlando thotë se iu është bërë thirrje partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të përfundojnë formimin e institucioneve për të adresuar sfidat pandemike dhe ekonomike.

Ai ka ritheksuar se nuk ka kohë për të humbur.

“Në një deklaratë me kolegët e mi të Quintit ne u bëmë thirrje të gjitha partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të përfundojnë formimin e institucioneve për të adresuar sfidat pandemike dhe ekonomike urgjente me të cilat përballet #Kosova. Siç kam thënë më parë, nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando në twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat