Kryeministrat e Kosovës që nga viti 1945 e deri më sot

Aktuale

Kryeministrat e Kosovës që nga viti 1945 e deri më sot

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:55
Qeveria e Kosovës

Ish gjyqtari i njohur Adil Fetahu ka renditur të gjithë kryeministrat e Kosovës që nga viti 1945 e deri në vitin e tanishëm, 2021.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fetahu ka shkruar se nga përfundimi i Luftës së dytë Botërore e deri më sot janë gjithsej 23 emra të cilët e kanë qenë në funksionin e kryeministrit.

Postimi i plotë:

A DONI T’I DINI KUSH ISHIN TË GJITHË KRYEMINISTRAT E KOSOVES (1945-2021)

Prej mbarimit të Luftës së (n)Dytë Botërore (1945), deri më sot, janë 23 emra të përveçëm,   të cilët e kanë qenë në funksionin e kryeministrit, që gjatë kohës emërtimi i këtij funksioni është quajtur me emra të ndryshëm (kryetar i këshillit popullor; kryetar i këshillit ekzekutiv; kryetar i qeverisë; kryeministër).

Ja emrat e të gjithë kryeministrave të kësaj periudhe:

1.Fadil Hoxha         1945 – 1953

2. Fadil Hoxha         1953 – 1963

3. Ali Shukrija (faqeziu)  1963 – maj 1967

4.Ilija Vakiq maj       1967 – maj 1974

5.Bogoljub Nedelkoviq maj       1974  - maj 1975

6.Bahri Oruçi maj       1978 – maj 1980

7. Riza Sapunxhiu maj        1980 – maj 1982

8. Imer Pula maj        1982  - maj 1984

9.Lubomir Nexho Nedelkoviq maj        1984 – maj 1986

10. Nazmi Mustafa maj         1986 - maj   1987

11. Kaçusha Jashari maj          1987 – maj 1989

12. Nikollë Shkreli maj          1989  - 4. XII/1989

13. Jusuf Zejnullahu     4.  XII.  1989 – 5.XII.1990

14. Jusuf Zenullahu     7. IX.   1990  - 5. X.  1991

15. Bujar Bukoshi     5. X.    1991  -  1.II. 2000

16. Hashim Thaçi    2. IX. 1999    -  1. II. 2000

17. Bajram Rexhepi     4.III. 2002  -   3.XII.2004

18. Ramush Haradinaj   3.XII.2004  - 8.III.2005

19.Adem Salihaj   8.III. 2005  - 25.III.2005

20.Bajram Kosumi 25.III.2005- 10. III.2006

21.Agim Çeku 10.III.2006-   9. I.2008

22. Hashim Thaçi  9. I. 2008  - 17.II.2008

23.Hashim Thaçi 17.II.2008  - 5.XII.2014

24. Isa Mustafa 9. XII.2014 – 9.IX.2017

25.Ramush Haradinaj 9. IX. 2017  - 3.II.2020

26. Albin Kurti 3. II.  2020  -  3.VI.2020

27. AVdullah Hoti  3.VI.  2020  - 22.III.2021

28. Abin Kurti 22.III.2021 (kysmet deri në vitin 2028)?

Është e paqartë, se kush e  ka emëruar Hashim Thaçin  kryeministër më 2 prill 1999, kur ishte vala e luftës dhe bombardimeve të NATO-s.

Sidoqoftë, këta janë emrat e kryeministrave të deritashëm në historinë e qeverive të Kosovës, herë si provincë autonome, herë si krahinë, herë si republikë e panjohur prej askujt, herë  si republikë e  njohur pjesërisht në botë! (A.F.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat